POLICIA/ Sherr me grushte me një 27-vjeçar, procedohen dy dhunuesit nga Korça dhe Vloçishti
- Jun 27, 2024
- 1 min read
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. D., 25 vjeç, banues në Korçë dhe D. K., 34 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte një 27-vjeçar, të cilit i kanë dëmtuar me sende të forta dhe automjetin që ka në përdorim.
















