top of page

POLICIA: Sherr për një borxh të marrë, bën vetëgjyqësi në Devoll

  • Sep 23, 2023
  • 1 min read

DVP Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit F. H., 48 vjeç, banues në Tiranë dhe P. N., 30 vjeç, banues në fshatin Ziçisht, Devoll, pasi dyshohet se 48-vjeçari i ka marrë borxh një shumë lekësh shtetasit P. N., të cilën nuk ia ka kthyer dhe e ka kanosur me fjalë, ndërsa 30-vjeçari, me vetëgjyqësi, kërkon t'i mbajë një pajisje të cilën F. H. ia kishte lënë në ruajtje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.




 
 
bottom of page