POLICIA / Vjehrra 60-vjeçe sherr me nusen e djalit, policia e procedon dhe i jep urdhër mbrojtjeje nuses
- Dec 26, 2023
- 1 min read
DVP Korçë/
Specialistët referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. Sh., 60 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës ka ofenduar nusen e djalit të saj, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
















