"Pranvera Frankofone 2024" në gjimnazin "Raqi Qirinxhi"
- Feb 28, 2024
- 1 min read
“Pranvera Frankofone 2024” ka nisur rrugëtimin kulturor e gjuhësor në seksionin dygjuhësh përmes një quizi në frëngjisht rreth lojrave olimpike që do të zhvillohen këtë verë në Paris.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të festojmë së bashku për gjuhën frënge dhe sportin duke transmetuar mesazhe për paqen dhe bashkimin.
Ashtu si dhe vetë tema e këtij edicioni të Frankofonisë "Mbi podium", 4 nga 40 nxënës pjesmarrës fituan çmime në quizin e organizuar në Kahoot.
Sfidues edhe kësaj here nxënësit e liceut të tri viteve të shkollës sonë në konkurs në kuadër të frankofonisë e Vitin e lojrave Olimpike Paris 2024. Me mbështetjen e Ambasadës Franceze dhe të shoqatës APFA, të drejtorisë së shkollës dhe mësueseve Vasiliqi Kume e Majlinda Kosta. Urime të gjithëve e fituesve:
Çmimi I - Sonja Myftaraj XI A
Çmimi II - Sara Qafëzezi XII A
Çmimi III- Devi Trungu XI A
Çmimi IV - Eni Zheku X A
















