top of page

Prefekti i Korçës, Nertil Jole: Ish-materniteti në një mjedis modern!

  • Nov 17, 2023
  • 1 min read

Prefekti i Korçës sapo ka publikuar lajmin se:

"Në Korçë falë një investimi të qeverisë shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, do të funksionojë Qendra e Zhvillimit Rajonal Korçë, që e transformon ish godinën e maternitetit të vjetër, në një mjedis modern.

Kjo qendër do t’i shërbejë zhvillimit të burimeve njerëzore për industrinë turistike të bashkive të qarkut tonë, si dhe mbështetjes për trajnimin e të rinjve në punë për t'i nxitur ata drejt krijimit të "start-up"-ve të reja në fushën e turizmit, bujqësisë, agroturizmit, edukim-trajnimit, teknologjisë, inovacionit, etj.

hvillimi i kapaciteteve do të bëhet nëpërmjet shfrytëzimit të strukturave funksionale brenda ndërtesës, me synimin për të organizuar në vazhdimësi mediume dhe trajnime profesionale për sfidat e zhvillimit rajonal.

Kjo Qendër e Zhvillimit Rajonal do të nxisë modele zhvillimi që nuk janë pilotuara më parë në rajonin tonë, duke u bërë pionier në Shqipëri për zhvillimin e ofertave të reja në industrinë e mikpritjes, si premisë premtuese për rritjen e mëtejshme të numrit të vizitorëve vendas e të huaj dhe fuqizimit të ekonomisë lokale e rajonale."




 
 
bottom of page