top of page

PREFEKTI i Korçës, Nertil Jole takim me përfaqësues të fondacionit DORCAS

  • Dec 12, 2023
  • 1 min read

PREFEKTI i Korçës, Nertil Jole: 

"Zhvillova një takim me dy përfaqësuese të fondacionit DORCAS në Korçë, znj.Viola Çekani dhe znj.Zhaneta Dersniku, në kuadër të projektit “Rrjetat Komunitare të Sigurisë”, i cili është një model i aplikuar prej shumë vitesh nga fondacioni “Dorcas Aid International Albania”, me qëllim ndërgjegjësimin dhe aktivizimin e anëtarëve të komunitetit në mbështetje të shtresave në nevojë.

Organizata DORCAS punon në qarkun tonë prej 30 vitesh, duke mbështetur fëmijët, të rinjtë, familjet dhe të moshuarit në situatë të vështirë ekonomike dhe sociale.

Projekti do të zbatohet në një periudhë 3 vjeçare (2023-2026) edhe në shkollat e arsimit parauniversitar në Korçë, Maliq, Devoll, Ersekë dhe Pustec, duke ofruar mbështetje për mësuesit dhe nxënësit në organizimin e orëve me këtë tematikë, kombinuar me vizita në terren tek grupet vulnerabël dhe në organizmin e aktiviteteve ndërgjegjësuese.

Të tilla nisma përveçse edukojnë brezin e ri, nxisin edhe empatinë e vullnetarizimin tek të gjithë aktorët e shoqërisë, duke filluar nga institucionet shtetërore, universiteti, shkollat, sektori privat, të rinjtë në tërësi, për të mos e ndërprerë përpjekjen e vazhdueshme për konsolidimin e kulturës së solidaritetit, duke iu ardhur në ndihmë grupeve më vulnerabël me mbështetje konkrete sociale e materiale.

Sfida e të gjithëve ne, është të ndërtojme një klimë solidariteti në komunitetet tona, duke garantuar jo vetëm ofrimin e shërbimeve sa më cilësore të detyruara nga institucionet, por edhe duke kontribuuar aktivisht në sigurimin e burimeve alternative që ofrojnë përkrahje dhe kujdes të vazhdueshëm për ta, si shenjë e një bashkëjetese komunitare që nuk përjashton askënd nga vëmendja dhe kujdesi, duke filluar nga mosha e tretë, fëmijët dhe çdo kategori tjetër sociale në nevojë."




 
 
bottom of page