top of page

Prefekti Jole dhe zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Arian Jaupllari!

  • Jan 20, 2024
  • 1 min read

Së bashku me Zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z.Arian Jaupllari dhe Drejtorin e Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Korçë z.Vullnet Gjolla, zhvilluam sot një takim tjetër me grumbullues e ruajtës të prodhimit të mollës të qarkut tonë, gjatë të cilit diskutuam në hollësi për shqetësimet e tyre, për një sasi stoku prodhimi i grumbulluar i mollës.

Kultura e mollës është ndër më kryesoret në aktivitetin e fermerëve të qarkut tonë, ndaj bashkarisht ndamë mendime mbi hapësirat e mundshme për ndërhyrje dhe përpjekje rregullatore të cilat zbusin ndikimin negativ të konkurrencës nga importi, shqetësime të cilat pas këtij takimi do ia përcjellim Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrit të Financave.



 
 
bottom of page