Prefekti Nertil Jole merr pjesë në binjakëzimin midis bashkisë së Korçës dhe asaj të Chambery të Francës
- Jul 17, 2024
- 1 min read
Me ftesë të Ambasadores së Republikës së Francës, znj.Catherine Suard, mora pjesë në takimin e organizuar në bashkinë e Korçës, në kuadër të procesit të binjakëzimit mes bashkisë së qytetit tonë dhe bashkisë Chambery në Francë.
Delegacioni nga Franca kryesohej nga Kryetari i Bashkisë Chembery, z.Thierry Repentin, dhe fokus kishte nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit në fusha të rëndësishme si kultura, edukimi, turizmi dhe bujqësia.
E falenderova Zonjën Ambasasdore dhe Kryetarin e Bashkisë për angazhimin serioz dhe mbështetjen kuptimplotë për qytetin tonë, duke shprehur njëkohësisht edhe padurimin për të filluar nga puna lidhur me procesin e rihapjes së Liceut francez në Korçë, një kërkesë e Kryeministrit Rama që u mirëprit nga Presidenti Macron, në vizitën e tij historike në vendin tonë.
Për realizimin e detyrës së ngarkuar nga Kryeministri, institucioni i Prefektit do të mbështesë ekspertin e përzgjedhur francez në fushën e arsimit që do të angazhohet për realizimin sa më profesional të rihapjes së Liceut, si edhe do të sigurojë ndihmën dhe bashkëpunimin e institucioneve në nivel qëndror dhe vendor.
Të tilla ndërveprime pasurojnë cilësinë e marrëdhënieve tradicionale të miqësisë së mirë mes dy vendeve, si dhe krijojnë shtratin e duhur për të ngritur në një nivel të ri frankofoninë shqiptare.
















