top of page

Prefekti Nertil Jole takim me Kryetarin e Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha z.Arjan Jovani

  • Jul 9, 2024
  • 1 min read

Prefekti Nertil Jole:

"U ritakova me Kryetarin e Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha z.Arjan Jovani, për të diskutuar lidhur me situatën e digave në qarkun e Korçës dhe detyrimin e institucioneve respektive për administrimin e sigurtë dhe efikas të tyre.

Infrastruktura e Digave është një nga pasuritë më të mëdha të shtetit shqiptar. Shfrytëzimi, mirëmbajtja dhe siguria e tyre është detyrim ligjor.

Në Qarkun e Korçës janë nën administrim 122 rezervuarë ujëmbledhës, prej të cilëve 44 të digave të mëdha.

Strukturat e pushtetit qëndror dhe vendor, në bashkëpunim me Komitetin Kombëtar të Digave të Mëdha (KKMD), duhet të zbatojnë me seriozitet angazhimet që rrjedhin sipas Direktivës Kuadër të Ujit dhe detyrimeve ligjore të fushës përkatëse."




 
 
bottom of page