PREFEKTI Nertil Jole takim me nënkryetarët e bashkive të qarkut
- Mar 4, 2024
- 1 min read
Në vijim të porosive të lëna nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj, zhvillova një takim me nënkryetarët e bashkive të qarkut, ku diskutuam lidhur me infrastukturën bujqësore, sigurinë ushqimore dhe Transumancën (shtegëtimi i bagëtive), për të bashkërenduar energjitë dhe punët në përgjigje të kërkesave e nevojave të komuniteteve në zonat rurale.
Dakortësuam për krijimin e një kalendari të përbashkët midis bashkive dhe Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit për pastrimin e kanaleve, duke koordinuar punën për vënien në dispozicion të kapaciteteve shtesë.
Gjithashtu, dakortësuam përcaktimin e zonave ku ndodh procesi i Transumancës, si një potencial ekonomik, në mënyrë që edhe turistët që eksplorojnë natyrën e qarkut tonë ta shohin nga afër fenomenin.
















