top of page

Prençi garanton reflektim si një detyrim ndaj…

  • Oct 16, 2023
  • 1 min read

Elvis Prençi është një prej pikave më të forta të korçarëve. Duket se përgatitjet kundër Vllazanisë kanë filluar dhe natyrisht Prençi është i pari që garanton reflektim duke deklaruar: "Vllaznia është një emër i madh, por për ne është detyrim reflektimi pas asaj humbjeje në Laç."

Reparti i mbrojtjes me Prençin dhe të tjerët duket se është një pikë e fortë, por duke qenë se Elvisi është një futbollist shumë modest, kërkon që të mos ketë vlerësim vetëm për repartin e tij, por sipas Prençit edhe për gjithë të tjerët. Ai thekson: "Mendoj se i gjithë ekipi është i konsoliduar, jo vetëm ne si repart mbrojtjeje. Duhen komplimentuar edhe futbollistët që vijnë nga stoli, pasi kanë dhënë maksimumin, që të mos ndihen mungesat e lojtarëve nga kartonët. Ekipi është i fokusuar maksimalisht tek ndeshja e radhës."

Duket qartë se korçarët kanë shumë motivim për të fituar këtë takim, por sa do të arrihet do të mësohet në këtë fundjavë.





 
 
bottom of page