Prençi kërkon falje për të kuqen:Ja pse e bëra ndërhyrjen! Ndiej keqardhje që nuk do jem me Egnatian
- Oct 26, 2023
- 1 min read
Elvis Prençi nuk do të luajë në takimin e radhës, pasi ai është ndëshkuar me karton të kuq dhe për këtë mosaktivizim ai deklaron: "Ndihem shumë keq që nuk do të luaj në këtë ndeshje ndaj Egnatias. Është hera e parë që kur jam tek Skënderbeu të ndëshkohem me karton të kuq."
Ka qenë minuta e 37-të kur Prençi është ndëshkuar.
Ai shpjegon pse ishte i detyruar ta bëntë atë ndërhyrje: "Isha i detyruar ta bëja atë ndërhyrje, sepse sulmuesi do të dilte përballë më portierin."
Në përfundim Prençi ka dhe një pretendim: "Mendoj se kishte prekje të topit me dorë nga kundërshtari, por gjyqtari nuk preferoi ta shikonte në sistemin VAR."
Kjo është ajo që Elvis Prençi shpreh për “Korça Boom”.
















