top of page

Presidenti Ardjan Takaj karikon ekipin para nisjes drejt Shkodrës/ Pret vetëm fitoren ndaj Vllaznisë!

  • May 11, 2024
  • 1 min read

Sot në orën 16:00 Skënderbeu luan ndeshjen e sezonit në Shkodër, ndërkohë që vetëm fitorja e Skënderbeut do të bënte që ëndrra e skuadrave të tjera për katërshen të marrë fund.

Kjo do të thotë se Skënderbeu i ka shanset vetë në dorë dhe nuk do të shikojë asnjë ndeshje tjetër për të pritur Final Four.

Përpara nisjes së ekipit drejt Shkodrës, në qytetin bregdetar, atje ku ndodhet ekipi ka pasur një takim mes presidentit Ardjan Takaj dhe lojtarëve e stafit.

Takaj u ka kërkuar edhe njëherë të tijve që sot të japin shpirtin në fushë dhe të tregojnë deri në fund që janë skuadër që e meritojnë katërshen e parë. Takaj ka folur me nota besimi para të tijve dhe ka dhënë porositë e fundit përpara nisjes drejt Shkodrës.

Pritet që presidenti të takojë edhe njëherë stafin teknik përpara udhëtimit, ndërkohë bardhekuqtë duken të karikuar përpara ndeshjes së orës 16:00.

Të gjithë në juglindje sot presin që Skënderbeu ta sigurojë katërshen e parë dhe padiskutim që do të jetë më shumë se një sukses për këtë ekip me djem të rinj, por shumë të talentuar.




 
 
bottom of page