PRESIDENTI Ardjan Takaj sot mbledh të tijtë. Në mbrëmje takim me futbollistët dhe stafin
- Jan 12, 2024
- 1 min read
Skënderbeu sot mbyll përgatitjet anti-Egnatia, ndërkohë që në orët e pasdites është planifikuar së pari një videoanalizë që do të zhvillojë stafi teknik me të gjithë grupin e lojtarëve.
Më pas në orët e mbrëmjes skuadra do të jetë e gjitha përballë presidentit Ardjan Takaj.
Njëshi i klubit në fakt ka qenë gjatë gjithë këtyre ditëve pranë skuadrës, por sot do të zhvillojë një takim të veçantë, ku përveç urimit që do t'u bëjë të tijve, do të karikojë grupin, pasi kampionati nuk fitohet me fjalë, por në fushën e lojës.
Humbja e fundit në Shkodër vitin e kaluar ishte një mbyllje që la pasoja jo të vogla, duket se ka kaluar plotësisht dhe Takaj do t'u kërkojë të tijve autokritikën që nesër në ndeshjen e parë të vitit.
Presidenti nuk do të falë asnjë prej lojtarëve që nuk jep maksimumin në fushë dhe këtë do t'ua thotë të tijve në sy.
Një analizë që pritet të ketë edhe tone kjo për të “shkundur” gjithë grupin dhe për të treguar se Skënderbeu është në superligë për të treguar më të mirën.
Të presim takimin e mbrëmjes së sotme, që do të jetë edhe i fundit, ndërkohë që Skënderbeu pas atij momenti mund të themi që është plotësisht gati për gjysmën e dytë të superligës që do të jetë edhe më e “egër” se gjysma e parë.
















