Presidenti i FSHF-së pritet nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku vlerëson momentin e takimit me Armando Dukën
- Korca Boom
- Feb 5
- 1 min read
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është pritur sot në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku në Vatikan.
Një takim mjaft i veçantë, ku Presidenti Duka i shprehu Shenjtërisë së tij falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e paçmuar që ka dhënë në lartësimin e vlerave të humanizmit dhe mesazhet e tij për paqen dhe unitetin në të gjithë botën.
Papa Françesku vlerësoi rolin e sportit në ndërtimin e një shoqërie më të bashkuar dhe më të drejtë.
Takimi ishte një moment simbolik që nënvizoi rëndësinë e sportit si një urë komunikimi mes popujve në botë.
Postimi i Armand Dukës:
“Një moment shumë i veçantë, por edhe shumë emocionues takimi me Atin e Shenjtë, Papa Françesku sot në Vatikan.
I shpreha Shenjtërisë së tij falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e paçmuar që ka dhënë në lartësimin e vlerave të humanizmit dhe mesazhet e tij për paqen dhe unitetin në të gjithë botën.”
The President of the Albanian Football Federation (FSHF), Armand Duka, was received today in an audience by His Holiness, Pope Francis, at the Vatican.
A very special meeting, where President Duka expressed his gratitude and appreciation to His Holiness for his invaluable contribution to elevating the values of humanism and for his messages of peace and unity around the world.
Pope Francis acknowledged the role of sports in building a more united and fair society.
The meeting was a symbolic moment that highlighted the importance of sports as a bridge of communication between nations worldwide.
“KORÇA BOOM”


















