Presidenti Takaj gati takimi me futbollistët. Ja çfarë do t’u kërkojë të tijve…
- Sep 18, 2023
- 1 min read
Burime pranë presidencës korçare bëjnë me dije se ditën e sotme presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka planifikuar të takojë të tijtë.
Me shumë mundësi sot në mbrëmje kur ekipi të akomodohet në Elbasan, Takaj do të udhëtojë për të qenë pranë skuadrës dhe për t'u dhënë zemër të tijve në lidhje me takimin e nesërm në Durrës.
Tashmë humbja e fundit ndaj Tiranës ka kaluar prej ditësh dhe edhe Takaj e ka harruar, ndërkohë që pritet që sot njëshi i klubit bardhekuq t'u kërkojë të tijve që të japin maksimumin nesër ndaj Teutës.
Madje presidenti Ardjan Takaj e di fort mirë që të tijtë kanë forcë për të marrë një rezultat pozitiv edhe pse ndeshja e javës së 4-t luhet në transfertë dhe këtë gjë do t’ua bëjë të ditur futbollistëve.
Sigurisht që me 6 pikë në 3 javë të gjithë te Skënderbeu janë të kënaqur, por kërkojnë edhe më shumë pas javës së katërt.
















