Pritet Erzeni të jetë kthesa e Skënderbeut...
- Sep 25, 2023
- 1 min read
Në 5 javë Skënderbeu ka 6 pikë, mesatarisht pak më shumë se 1 pikë për ndeshje, ose e thënë ndryshe, vetëm dy fitore.
Tre humbjet e fundit sigurisht që kanë “djegur” shumë dhe në kampin bardhekuq mendojnë që skuadra t’i ketë mbyllur ditët e këqija me humbjen e fundit ndaj Kukësit.
Ndaj Erzenit, bardhekuqtë do të luajnë të mos dalin pa pikë dhe kjo nuk ka dyshimin më të vogël, ndërkohë që sa mundësi ka ekipi, kjo mbetet për t'u parë.
Teksa me Kukësin nuk ishte dita e kthesës, me të drejtë mund të ngremë pyetjen: A mund të jetë Erzeni kthesa e Skënderbeut?
Kjo mbetet për t'u parë, por nuk ka vend që të kalohet në pesimizëm, pasi në fund të fundit kanë kaluar vetëm 5-së javë dhe janë edhe 31 të tjera dhe ashtu siç nisi starti me dy fitore radhazi mund të rikthehet sërish ky Skënderbe te sukseset e 180 minutave të para.
Të shpresojmë që Erzeni të mërkurën te jetë vërtet kthesa e bardhekuqve…
















