top of page

PROBLEM mbeten kartonët. Edhe në Kupë Skënderbeu gaboi rëndë!

  • Jan 26, 2024
  • 1 min read

Skënderbeu në 19-të javë të luajtura deri tani numëron 48 kartonë të verdhë dhe 1 të kuq. E thënë ndryshe 2.5 kartonë për çdo ndeshje, një mesatare e lartë kjo për numrin e kartonëve me të cilët janë ndëshkuar badhekuqtë.

Sigurisht që një pjesë e kartonëve mund të justifikohen, por janë edhe shumë të tjerë që futbollistët i kanë marrë për gabime foshnjarake.

Një gjë e tillë ndodhi edhe në ndeshjen e fundit në Durrës, ku Skënderbeu ndaj Teutës u ndëshkua me 5 kartonë në total, 1 të kuq dhe 4 të verdhë.

Randi, Alia, Lika dhe Rashica ishin futbollistët që u ndëshkuan me kartonë të verdhë, ndërkohë që Alia u ndëshkua në fundin e pjesës së parë me karton të kuq.

Sa shumë kartonë për këtë Skënderbe në çdo ndeshje dhe sigurisht që ky është një problem më vete për këtë Skënderbe, gjë që në fakt trajneri Ivan Gvozdenoviç i ka kuhstuar rëndësi në momente të veçanta, por futbollistët vazhdojnë të gabojnë javë pas jave dhe ndeshje pas ndeshjeje.

Kujtojmë që edhe të dielën mungojnë dy titullarë për arsye penalizimi për kartonët, teksa Ramos dhe Rabiu, janë dy mungesat e rëndësishme, sepse të dy kanë nga 4 të verdha.

Tashmë mbetet për t'u parë nëse do të vazhdohet edhe në javët në vijim me të njëjtin ritëm, apo Skënderbeu do të ndryshojë “kurs”.

Është vërtet shqetësues numri i kartonëve për këtë Skënderbe!




 
 
bottom of page