PYETJA! A duhet futbollistët të kenë kartelë historiku?!
- Nov 12, 2023
- 1 min read
Që të marrësh një leje drejtimi automjeti kalon në disa komisione dhe kjo shumë e drejtë. Të ushtrosh një profesion me ngarkesa të larta siç është futbolli, nuk ka një ligj specifik.
Së pari, çdo futbollist duhet të jetë i pajisur me një kartelë mjekësore, ku të jetë gjithë historiku mjekësor që në lindje dhe deri në atë moment.
Nuk mjaftojnë vetëm analizat mjekësore të momentit, sepse duke parë historikun mjekësor, mjeku që firmos për futbollistin, për aftësinë e tij për t'u marrë me veprimtari fizike është më e saktë dhe e kontrolluar.
Pësimi duhet të bëhet mësim. Duhet regim në çdo drejtim që të mos shohim më ngjarje të tilla që të lënë pa fjalë.
















