Përballjet sezoni flet për teutën 2 fitore për durrsakët dhe 1 fitore për skënderbeun nesër
- Jul 16, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_b9dfc70ebc974df9a525822fa964e80emv2-1.jpg 3 ndeshje kanë luajtur mes tyre Skënderbeu dhe Teuta këtë sezon, ndërkohë që kjo e nesërmja është e katërta dhe e fundit për këtë sezon.Në tri takimet e luajtura duket se e ka vendosur fatin e ndeshjeve fusha. Themi këtë pasi në Durrës janë luajtur dy ndeshje dhe dy herë ka fituar Teuta, ndërkohë që në stadiumin “Skënderbeu” është luajtur një ndeshje dhe kjo u fitua nga korçarët.Fazën e parë durrsakët e kanë ftiuar 1-0 me gol që në pjesën e parë, ndërkohë që në fazën e dytë, Skënderbeu fitoi 3-1 ndaj Teutës në një ndeshje që u komandua nga bardhekuqtë.Në fazën e tretë në “Niko Dovana” një ndeshje e dobët për Skënderbeun që u mposht 3-0 dhe të tre golat u shënuan që në pjesën e parë.Kjo përballje e nesërme është e fundit për këtë sezon dhe është faktori fushë që i favorizon bardhekuqtë, skuadër që nesër pret vetëm trepikëshin.6 pikë ka fituar Teuta këtë sezon dhe 3 pikë Skënderbeu. Të presim deri nesër për të mësuar edhe verdiktin e ndeshjes së fundit të këtij sezoni.3 ndeshjet e këtij sezoniFAZA E PARË19.09.2023 Teuta-Skënderbeu 1-0Shënues:Arifi 26’FAZA E DYTË24.11.2023 Skënderbeu-Teuta 3-1Shënues:Franklin 13’, Liço 37’ (11-m), Rashica 84’ / Peposhi 73’FAZA E TRETË03.02.2024 Teuta-Skënderbeu 3-0Shënues:Daci 18’, 45+2’, Peposhi 44’ (11-m)















