Përfundojnë ndeshjet e Kupës/ Skënderbeu në vazon e 1-rë në çerekfinale
- Jan 15, 2025
- 2 min read
Kanë përfunduar ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë, ku u përcaktuan tetë skuadrat çerekfinaliste të këtij edicioni.
Laçi, Bylis, Skënderbeu, Egnatia, Dinamo City, Vllaznia, Partizani dhe AF Elbasani janë tetë ekipet e kualifikuara për në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë.
Ditën e martë, Laçi mundi Kukësin 3-1, ndërsa Bylis siguroi kualifikimin në shtesë pasi mposhti Tiranën 2-1.
Sot u luajtën gjashtë ndeshjet e tjera të fazës 1/8. Egnatia mundi Kastriotin 4-0, ndërsa Dinamo City triumfoi 6-1 ndaj Erzenit. Falë fitores minimale 1-0, Skënderbeu siguroi kualifikimin ndaj Vorës.
Në ndeshjet e tjera, Partizani mundi Apoloninë 2-0, ndërsa sfidat Vllaznia – Besa dhe Teuta – AF Elbasani shkuan në shtesë, pasi u mbyllën 0-0 në kohën e rregullt.
AF Elbasani gjeti dy herë rrugën e rrjetës në kohën shtesë dhe siguroi kualifikimin, duke mbyllur sfidën 2-0.
Ndërkohë, në “Loro Boriçi”, kuqeblutë e Vllaznisë shënuan golin e fitores në minutën e 108-të, duke avancuar më tej në Kupën e Shqipërisë.
Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet tetë ekipeve të kualifikuara në këtë tur.
Në bazë të rregullores së aktivitetit, janë ndarë vazot për shortin e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Në Vazon 1 janë: Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu. Në vazon 2 janë: Laçi, Dinamo City, Bylis dhe AF Elbasani.
Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime, dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.
Në ditët në vazhdim do të bëhet e ditur se kur do të hidhet shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
The matches of the Round of 16 of the Albanian Cup have concluded, determining the eight quarter-finalist teams for this edition of the competition.
Laçi, Bylis, Skënderbeu, Egnatia, Dinamo City, Vllaznia, Partizani, and AF Elbasani are the eight teams that have advanced to the next stage of the Albanian Cup.
On Tuesday, Laçi defeated Kukësi 3-1, while Bylis secured qualification in extra time by beating Tirana 2-1.
Today, the remaining six matches of the Round of 16 were played. Egnatia defeated Kastrioti 4-0, while Dinamo City triumphed 6-1 against Erzeni. With a narrow 1-0 victory, Skënderbeu secured their qualification against Vora.
“KORÇA BOOM”















