Përfundon në Korçë, Vllaznia ia del të mposhtë Skënderbeun në shtëpi… LEXONI!
- Oct 21, 2023
- 3 min read
Skënderbeu-Vllaznia 0-2
Shënues: Randi 84’ (aut), Delaj 95’
Skënderbeu: Alia, Ramos, Prençi, Rabiu (Lika 87’), Liço, Rashica, Nikaj (Sebastine 62’), Frashëri, Randi, Merlim (Vangjeli 82’), Shaqe. Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Vllaznia: Mehidri, Juriç, Beci, Gruda (Delaj 76’), Sala, Balaj, Boshnjaku (Dodev 56’), Mala, Cheshmedijev, Stojanoviç, Alivoda (Dulaj 95’). Trajner: Migen Memelli
Gjyqtar: Erjon Bastari
Kartonë të verdhë: Shaqe, Rabiu, Liço, Frashëri / Boshnjaku, Cheshmedijev, Beci, Balaj
Karton i kuq: Prençi
Skënderbeu ia del në 60 minuta me një lojtar më pak dhe është dorëzuar vetëm në minutën e 84-ër me një autogol të Randit në portën e tij. Në minutën e fundit të shtesës shkodranët kanë shënuar edhe të dytin me anë të Delaj, kur kishte përfunduar gjithçka. Një ndeshje që në fakt Skënderbeu priste të merrte pikë në fushën e tij, por ia ka dalë Vllaznia.
Pjesa e parë ka qenë e qetë në përgjithësi me disa raste për Skënderbeun, por jo të qarta, ndërkohë që Vllaznia vetëm pas minutës së 33-të kur edhe Prençi doli me kartonin e kuq, pati një mundësi.
Rabiu dhe Rashica në pjesën e parë për Skënderbeun nuk ishin të saktë përpara portës mike, ndërkohë që miqtë morën “zemër” vetëm pas minutës së 33-të ku ishin me një lojtar më shumë.
Gjithsesi një pjesë e parë e barabartë në fushë dhe e barabartë edhe në rezultat.
Pjesa e dytë nisi me rast për miqtë që për pak sa nuk shënuan me anë të Sala. Më pas janë futbollistët e Vllaznisë që shikojnë më shumë në portën e vendasve, por janë të paqartë, ndërkohë që Skënderbeu i beson më shumë kundërsulmit, por dy herë për pak sa nuk rrezikojnë seriozisht.
Vllaznia shton ritmin pas gjysmës së dytë të pjesës së dytë, por në minutën e 84-ër Skënderbeu shënon në portën e tij, me keqardhje teksa Randi largon topin, por fatkqësisht "prehet" në rrjetën e portës së vet.
Në minutën e fundit të shtesës Vllaznia do të shënonte edhe të dytin me anë të Delaj.
Edhe pse Skënderbeu u përpoq disa herë në pjesën e dytë me kundërsulm nuk ia doli dhe përfundimisht fiton Vllaznia 0-2 në shtëpinë e Skënderbeut.
Minutat e pjesës së parë
2’ - Ka qenë Juri Merlim që ka dhënë shkëndijën e parë teksa gjuan pak metra larg zonës dhe topi përfundon mbi tranversën e portës shkodrane.
22’ - Rabiu për vendasit gjuan nga jashtë zone dhe pret portieri shkodran.
26’ - Liço depërton në zonë për Skënderbeun, por nuk arrin të godasë duke humbur një mundësi të mirë shënimi.
27’ - Frashëri kroson në zonë tokazi, por Rashica nuk arrin të kthejë topin në portën e Vllaznisë.
33’ - Ndërhyrje e Prençi ndaj një lojtari të Vllaznisë dhe duke qenë lojtar i fundit gjyqtari nxjerr kartonin e kuq duke e nxjerrë mbrojtësin e Skënderbeut nga fusha e lojës.
35’ - Pas një goditje dënimi Alia shpëton portën me grushtimin e topit. Është Rabiu që pas kthimit të topit ua heq nga këmba shkodranëve dhe e nxjerr në këndore.
Minutat në pjesën e dytë
47’ - Sala kroson dhe gjuan njëkohësisht dhe vetëm tranversa shpëton Skënderbeun nga pësimi i golit të avantazhit.
67’ - Balaj godet, por mbi traun e portës përfundon topi i gjuajtur nga shkodrani.
78’ - Dean Liço kalon 3 futbollistë të Vllaznisë futet në zonë, pengohet, por gjyqtari për stimulin i jep kartonin e verdhë.
84’ - Është një top krosi në zonën e Skënderbeut dhe atë që s'e bëjnë shkodranët e bën Skënderbeu në portën e vet. Randi në tentativë për ta larguar topin në këndore e çon në rrjetën e vet dhe 0-1 për Vllazninë.
95’ - Delaj shënon edhe të dytin për të mbyllur krejt takimin.
















