Përjetime që nuk harrohen - në Galerinë e Artit Dixhital në Korçë!
- Korca Boom
- Apr 8
- 1 min read
Përjetime që nuk harrohen – në Galerinë e Artit Dixhital në Korçë!
Vizitorë të shumtë vijojnë të zbulojnë një dimension krejt ndryshe të artit në të vetmen galeri të arteve dixhitale në Shqipëri, një hapësirë unike që ndodhet në zemër të Korçës!
Ekspozitat immersive, emocionuese dhe ndërvepruese shndërrohen në udhëtime që i çojnë ndjesitë përtej kufijve të zakonshmes. Ndriçim, lëvizje, tinguj dhe ngjyra bëhen një me vizitorin – duke e bërë çdo vizitë një eksperiencë që mbetet në kujtesë.
Korça nuk është vetëm qyteti i artit – është vendi ku arti të përfshin tërësisht.
GADK ju pret!
“KORÇA BOOM”



