Përkujtojmë sot 556 vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
- Jan 17, 2024
- 1 min read
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij, luftën e tyre kundër vërshimit osman, për mbrojtjen e tokës, të pasurisë e të lirisë. Nën udhëheqjen e Skënderbeut lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë të lartë e të organizuar, shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare të tyre.
Figura e Skënderbeut kaloi kufijtë e Ballkanit dhe mori një rëndësi evropiane. Ai i detyroi të gjitha kohërat të flisnin për të. Figura e Gjergj Kastriotit mbeti e gjallë në ndërgjegjen e popullit shqiptar, si kujtim i asaj lufte që habiti botën me fitoret e saj dhe na bën krenarë për të kaluarën tonë.
















