Përkujtojmë sot 94 vjetorin e ndarjes nga jeta të patriotit të shquar, publicistit dhe shkrimtarit Mihal Grameno
- Korca Boom
- Feb 6
- 1 min read
Mihal Grameno (1871-1931)
Përkujtojmë sot 94 vjetorin e ndarjes nga jeta të patriotit të shquar, publicistit dhe shkrimtarit Mihal Grameno.
Ai u lind në janar të vitit 1871, në Korçë. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Në moshë të re emigroi në Bukuresht të Rumanisë, ku u lidh me shoqërinë patriotike shqiptare “Drita”. Në vitet 1907-1908 iu bashkua çetës së Çerçiz Topullit dhe së bashku me luftëtarët e çetës kombëtare luftuan në Shqipërinë e Jugut për çlirimin kombëtar. Më pas vazhdoi veprimtarinë si publicist duke mbrojtur idealet demokratike.
Grameno gjithashtu është një ndër novelistët e parë shqiptarë. Disa nga novelat e tij janë: “Oxhaku”, “E puthura” dhe “Varri i Pagëzimit”.
Mihal Grameno (1871-1931)
Today we commemorate the 94th anniversary of the passing of the distinguished patriot, publicist, and writer Mihal Grameno.
He was born in January 1871 in Korçë. He received his early education in his hometown. At a young age, he emigrated to Bucharest, Romania, where he became involved with the Albanian patriotic society “Drita.” In the years 1907-1908, he joined Çerçiz Topulli’s armed group, and together with the fighters of the national guerrilla unit, they fought in southern Albania for national liberation. He later continued his activity as a publicist, advocating for democratic ideals.
Grameno is also one of the first Albanian novelists. Some of his novels include Oxhaku, E puthura, and Varri i Pagëzimit.
“KORÇA BOOM”


















