Përse me dy standarde, rregullat janë…
- Nov 13, 2023
- 1 min read
Që ne punojmë me dy standarde kjo nuk ka diskutim, kjo për atë se si janë të organizuara ndeshjet ndërkombëtare dhe se si i organizojmë ne, në lidhje gjithnjë me aspektin mjekësor.
Natyrisht që një ndeshje ndërkombëtare është në dorën e atyre që bëjnë garën, por edhe ne kemi sy e shikojmë. Në çdo ndeshje ndërkombëtare të paktën atë që kemi ndjekur me Skënderbeun për vite me radhë, dhoma e mjekut kthehej në një minisallë spitalore.
Aty nuk mungonte asgjë nga ato të ndihmës së shpejtë por jo vetëm, ndërkohë që dhomat mjekësore në stadiumet tona janë ku thëret qameti.
Madje edhe laboratori i kontrollit të dopingut ishte më i madh se një repart spitalor. Ne e kemi harruar atë pjesë, pasi e quajmë luks.
Ne në supeligë s'i kemi këto kushte, por në kategoritë e tjera, "vaj medet".
Ka ekipe që nuk kanë me vete asnjë ndihmësmjek, pale mjek. Ne sajojmë dhe vetëm sajojmë ndonjë me çantë që të duket si mjek.
















