QEVERIA VENDOS / E hëna ditë pushimi për administratën
- Nov 22, 2023
- 1 min read
Vendimi i fundit i Qeverisë thekson se dita e punës e datës 27 nëntor, pra e hëna e ardhshme do të zvëndësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës.
Ka qenë Këshilli i Ministrave që ka miratuar në këtë mënyrë ditën e hënë si ditën e pushimit me rastin e festave të nëntorit.
Pra, e gjithë administrata do të jetë pushim në datat 27-28-29 nëntor 2023.
















