Rama attacks protesters: “Fascists! Foreign tourists are cancelling reservations, you have caused serious damage”
- 2 days ago
- 3 min read
With a harsh tone, Rama denounces the protesters for spreading a “fascist spirit,” calling the authors of online pressure and threats “hajvanë” (fools), referring to social media platforms that the prime minister still cannot fully control.
Prime Minister Edi Rama, more than the demands of the protesters in the square and the problems of Albanians, is concerned about foreigners coming to Albania.
The head of government says that the protesters are causing serious damage to the country, as tourists are cancelling reservations.
According to him, this situation is directly affecting local businesses, the family economy, and the income the country gains from tourism.
“I have received many messages, but of course I cannot come out and use this to say: ‘Will you stop the protest because your heart hurts for hotels?!’ However, on the other hand, I cannot remain silent and say that in both Vlora and Durrës there have been protests by tourism operators, awareness-raising protests.”
Në Vlorë kanë qenë rreth 95% e atyre që zotërojnë hotele, restorante, bare që i janë bashkuar protestës sensibilizuese, duke kërkuar mirëkuptim që sezoni të mos dëmtohet, sepse është një dëmtim i drejtpërdrejtë për ekonominë familjare të shumë njerëzve të lidhur me turizmin dhe është një dëmtim i drejtpërdrejtë për ekonominë lokale dhe për ekonominë kombëtare në tërësi.
Domethënë, nëse ne do të ndalojmë që në Shqipëri të hyjnë, ato para që do të hyjnë normalisht me një sezon turistik të qetë, atëherë unë nuk e di se në favor të kujt shkon kjo.
Nëse ka një axhendë protesta për të penguar Shqipërinë nga të katërt anët dhe, përmes pengesës, për të krijuar një frustrim dhe pastaj për t’i bërë njerëzit që të thonë: “Hajde se po e heqim këtë qeveri, vetëm që të na lini rehat”, atëherë kjo është një axhendë që është jo e re. Është një axhendë që është përdorur në vende të tjera, është një axhendë që është përdorur dhe këtu nga molotovarët, por që nuk ka për të funksionuar. Dëmi, patjetër që do të jetë i madh, edhe i panevojshëm, sipas meje.
Një tjetër simptomë shumë e neveritshme është bullizmi ndaj njerëzve në Facebook, në Instagram.
Kam parë me shumë keqardhje se si një këngëtar si Ylli Limani, një këngëtar i dashur për një masë njerëzish, nuk është këngëtari im i preferuar, unë i përkas një brezi tjetër dhe jetoj me të tjera dëshira që lidhen me muzikën, por është një këngëtar shumë i respektuar, shumë i preferuar, që ka bërë një koncert të jashtëzakonshëm në Tiranë, – e kanë “masakruar” me sharje, me presione, me kërcënime për të anuluar koncertin dhe për të mos i dhënë njerëzve kënaqësinë që të kenë një moment të bukur muzike, sepse njerëzit do të fokusohen tek protesta.“, u shpreh Rama në hyrje të podkastit.
Rama thotë gjithashu se është i shqetësuar për zhvillimet e fundit, duke theksuar se në to po vihet re një komponent që ai e cilësoi si “frymë fashiste”.
"Një tjetër simptomë e neveritshme është bullizmi ndaj njerëzve në rrjetet sociale. Kam parë me keqardhje se si një këngëtar si Ylli Limani, shumë i respektuar, shumë i preferuar, e kanë masakruar me sharje, me presione, me kërcënime, për të anuluar koncertin! Njerëzit që kanë opinion tjetër, marrin të shara dhe kërcënime. Ka një komponent fashist, një frymë fashiste, që s’ka nevojë për uniforma dhe armë.
Fryma fashiste është ‘Shqipëria e shqiptarëve’, të tjerët s’janë të mirëseardhur. Është e patolerushme që një grup njerëzish t’i imponohet pjesës tjetër, që ose do mendosh si ynë, ose do të sakatoj, bullizoj, kërcënoj. Kjo është fashiste, skandaloze, dhe kjo duhet ndalur, duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj hajvanëve.”, tha kryeministri.
Ndërkohë me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, sërish ditën e sotme pritet që mijëra qytetarë të mblidhen në protestën e 15, duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama.
Nën sloganin “Shqipëria nuk shitet, zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja nuk shitet”, qytetarët do të grumbullohen si çdo ditë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nis marshimi përpara kryeministrisë, aty ku për orë të tëra aktivistë dhe qytetarë mbajnë fjalim dhe shprehin pakënaqësitë që shoqëria ka si pasojë e klasës politike.
“KORÇA BOOM”
















