top of page

REAGIM/ Deklarata e Nikajt, klubi reagon duke…

  • May 8, 2024
  • 1 min read

Pas kalimit në kategorinë e parë të liqenorëve, trajneri Samuel Nikaj duke dalë para mediave ka bërë deklarimin e tij që tashmë dihet, por duket se kjo deklaratë është keqkuptuar dhe klubi i Pogradecit ka dalë me një dekaratë ku midis të tjerash ka sqaruar se:

"Samuel Nikaj kurrë nuk ka ofenduar tifozërinë pogradecare. Ai gjithmonë ka arritur të kuptojë qartësisht kritikat dhe kërkesat e tyre, ndaj dhe në deklaratën e tij ka falenderuar tifozët pogradecarë.

Samueli, gjithë stafi dhe futbollistët kanë punuar fort për të arritur këtë sukses që Pogradeci e meritonte”.

Me sa është mësuar Nikaj nuk ka dashur aspak të jetë kundër edhe atyre që ishin skeptikë në këtë sukses të arritur me shumë mund dhe tashmë liqenorët kërkojnë edhe titullin kampion.




 
 
bottom of page