Reagime të shumta pas deklaratës së Dhimitraq Xhambazit
- May 14, 2024
- 1 min read
Ditën e djeshme “Korça Boom” ka postuar një deklaratë të ikonës së futbollit korçar Dhimitraq Xhambazi i cili ka thënë: "Ekipi që do të dalë nga dyshja Skënderbeu- Partizani do të jetë edhe ekipi kampion.”
Të shumta kanë qenë komentet për këtë deklarim dhe të gjithë kanë përkrahur këtë ide të Xhambazit, madje edhe vetë drejtuesit më të lartë të Skënderbeut.
Po ju sjellim disa prej tyre:
Ardjan Takaj: "Nuk ka as më të voglin diskutim dhe unë jam plotësisht dakord me atë që Xhambazi ka thënë."
Jani Kaçi: "Unë jam i bindur se kjo është mëse e vërtetë. Janë dy ekipe që realisht qëndrojnë lart dhe kanë bërë mirë. Xhambazi ka të drejtë.”
Ivan Gvozdenoviç: "Profesori ka të drejtë dhe unë këtë mendim kam dhe uroj të fitojmë ne.”
















