Rei Pecani dhe Ardit Nikaj sot në Finlandë për eleminatoret
- Oct 13, 2023
- 1 min read
Dy lojtarët e Skënderbeut, Rei Pecani dhe Ardit Nikaj do të luajnë ndeshjen e tretë të eleminatoreve për kombëtaren U-21, ndërkohë që kanë ditë që ndodhen me kuqezinjtë të grumbulluar.
Sot në orën 17:00, Finaldë-Shqipëri për U-21 është ndeshja e tretë e këtyre eleminatoreve, ndërkohë që Shqipëria U-21 ndodhet në krye për momentin me dy ndeshje dhe dy fitore.
Finlanda ka luajtur një ndeshje deri tani dhe e ka humbur atë.
Pecani zakonisht e ka nisur si titullar në dy ndeshjet e kaluara, ndërkohë që Ardit Nikaj është futur si zëvendësues.
Të shohim sot dy futbollistët e Skënderbeut çfarë përfaqësimi do të bëjnë.
Suksese djema dhe na nderoni!
















