Rei Pecani i pafat, ja çfarë ka humbur...
- Mar 12, 2024
- 1 min read
Kur ishte në momentin e tij më të mirë, shumë vëmendje kishte për të talentuarin korçar Rei Pecani. Mesfushori filloi të tërhiqte vëmendjen jo vetëm tek Skënderbeu, por edhe tek ekipi ynë Kombëtar i Shpresave. Madje ishte edhe një futbollist që kishte minuta në disa ndeshje.
Fati i keq i dëmtimit e la jashtë tek korçarët për disa javë dhe natyrisht ishte me pasoja edhe tek kombëtarja. Nga sa është mësuar ditën e djeshme futbollisti është larguar në drejtim të Selanikut, ku do të ketë një vizitë më të specializuar.
Urojmë dhe shpresojmë që të dalë me sukses.
















