REKTORI i Universitetit të Prishtinës viziton Fakultetin e Ekonomisë në Korçë
- Dec 11, 2023
- 1 min read
Updated: Dec 13, 2023
Rektori i Universitetit për Biznes dhe Teknologji, Prishtinë, prof. dr. Edmond Hajrizi vizitoi sot Fakultetin e Ekonomisë.
Fillimisht ai u prit në takim nga prof. as. dr. Ledina Alolli, dekan dhe zëvendësdekani, dr. Emil Frashëri, ndërsa më pas zhvilloi leksionin e hapur me temë: “Sfidat e sipërmarrjes dhe Marketingu 4.0 në rajon”, ku të ftuar ishin pedagogë dhe studentë të këtij fakulteti.
















