Restaurohet kisha e "Shën Harallambit" në Borovë
- Jul 6, 2024
- 1 min read
Vlerat historike dhe për më shumë ato fetare janë krenari dhe histori e një vendi. Duke u nisur edhe nga vlerat, mësohet se ka filluar dhe po vazhdon puna për restaurimin e kishës në Borovë që mban emrin e “Shën Harallambit”.
Më konkretisht po punohet për pikturat e “Shën Gjergjit” dhe “Shën Dhimitrit”. Janë dy piktura që natyrisht duan klas në pikturë dhe duket se po bëhet më e mira për t'i rritur edhe më shumë vlerat.
Besimtarët kanë mundësi të shprehin bindjen dhe besimin e tyre, tashmë në një kishë të restauruar dhe me piktura që shprehin edhe më shumë rendësinë e këtij vendi të shenjtë.
















