RIKTHIM NË KOHË REKORD / Ja si ia doli Klevis Shaqe! U rikuperua në vetëm 10 ditë nga Jorgo Pantazi
- Nov 22, 2023
- 1 min read
Mbojtësi Klevis Shaqe ia ka dalë të jetë gati dhe është bashkuar me grupin. Një lajm më shumë se i mirë për Skënderbeun dhe trajnerin Ivan Gvozdenoviç teksa Shaqe dihet që është titullar.
Në fakt, koha e pushimit të kombëtares e ndihmoi të rikuperohej në kohë kaq rekord, ndërkohë që parashikohej që të mungonte deri në 3 javë, por është rikthyer në vetëm 10 ditë.
Dëmtimi në kavilje në ndeshjen ndaj Tiranës u duk se do t'i kushtonte shtrenjtë Shaqes, por meritë të padiskutueshme në këtë rikthim kaq të shpejtë në fushë ka mjeku Jorgo Pantazi. Fizioterapisti tashmë prej shumë vitesh te Skënderbeu është treguar gati për çdo lojtar dhe arriti ta rikuperonte edhe mbrojtësin në fjalë në kohë kaq rekord.
Në klinikën e Jorgo Pantazit, Klevisi ka qenë çdo ditë prezent dhe këtë e tregojnë edhe fotot që po sjellim më poshtë, teksa Pantazi së bashku me Shaqen kanë punuar individualisht.
Dëmtimi në kavile tashmë ka marrë fund dhe pritet që Shaqe të premten të jetë në fushë nga minuta e parë, por këtë më shumë e di vetë trajneri Ivan Gvozdenoviç.
Faleminderit Jorgo Pantazit për këtë punë kaq të madhe që ka kryer me futbollistin Klevis Shaqe!

















