top of page

“Rroke Sportin” rikthen sportin e inteligjencës

  • Oct 30, 2023
  • 1 min read

Sport i shahut njihet edhe si sporti i inteligjencës. Kjo për më tepër kërkon zgjuarsi, durim, fantazi dhe përqëndrim.

Dikur ishte një disiplinë sportive, por sot duket se është harruar dhe nuk ka ekipe sportive edhe pse dashurohet nga të rinjtë si lojë .

Kjo foto tregon të rinjtë e shkollave të mesme që marrin pjesë në “Rroke Sportin”, të cilët janë duke zhvilluar ndeshjet. Të binte në sy një pjesëmarrje shumë e madhe e të rinjve, jo vetëm e djemve, por edhe e vajzave. Është garuar në ditën e parë, por do të ketë edhe një ditë të dytë për të përcaktuar edhe gjysmë finalistët. Më pas, në ditën e tretë janë ndeshjet fianle.

Morën pjesë mbi 80 pjesëmarrës, ç'ka tregon se këta të rinj janë të dashuruar edhe me sportin e inteligjencës.





 
 
bottom of page