Sa pak ose aspak trajnerë korçarë jashtë Korçe
- Nov 16, 2023
- 1 min read
Ekipi korçar ka historinë e vet sportive me uljet dhe ngritjet e veta. Por ajo që të bën përshtypje lidhet me faktin se nuk ka asnjë trajner korçar që të ketë drejtuar ndonjë ekip jashtë Korçe dhe kjo është për të ardhur keq, pasi kapacitetet janë dhe kanë qenë, por me sa duket trajnerët korçarë rrinë atje në atë ambjentin e ngushtë sportiv.
Madje edhe skuadrën e Skënderbeut e kanë drejtuar më shumë trajnerë që kanë ardhur nga jashtë Korçe dhe kanë treguar se kanë gjetur një ambient shumë të mirë dhe korçarët nuk janë treguar aspak egoistë.
Ky ka qënë një tipar i dukshëm që është pjesë e suksesit të Skënderbeut. Kujtojmë se në Korçë kanë drejtuar ekipin e parë trajnerë si T. Bimbli, T. Veriga, K. Koça, M. Prodani, A. Pilika, T. Vaso, J. Kaçi, Gj. Ballço, D. Kushe, Dh. Xhambazi, R. Çingo. etj.
Por, nga kjo plejada e re e trajnerëve akoma nuk kemi parë një që të marrë këtë pergjegjësi.
Nga të vetmit në këtë periudhë është Bledi Shkëmbi që ka eksperienca me disa ekipe.
















