Sa shumë kontribute, njihuni me figurat e atletikës korçare
- Apr 30, 2024
- 1 min read
Një foto që na rikthen në ato vite të lavdishme të atletikës korçare. Një histori që është shkruar me shumë mund por duket se rikthehet në kujtesë.
Këtë herë po ju sjellim një foto të fiksuar nga kupa “Kristo Isak në Korçë. Me numrin 347 është Pandush Cale, kampion në vrapimin 100m dhe 200m, ai sot nuk është mes nesh por ajo që ka lënë e bën të nderohet.
Tomi Stefallari ikonë si atlet kampion dhe rekormen në 100m. Një trajner që ka nxjerrë kampionë dhe rekormenë në garat e shpejtësisë, një njeri i palodhur dhe me mjaft dije dhe pasion për Atletikën tonë. LLazi Stratobërda një atlet i talentuar dhe shumë punëtor, një atlet që gjithmonë ka qenë në tre më të mirët në garat e shpejtësisë.
Hasan Rakipi i kërcimit së gjati, kampion kombëtar disa herë dhe një vrapues i mirë i garave të shpejtësisë, për ta mbyllur nga kjo foto me Kristaq Lipen, kampion dhe rekordmen për disa vjet në garën e 400m.
Në qoftë se ka një atlet nga meshkujt tek korçarët ai është Kristaq Lipe që koha duket sikur e ka haruar, por jo edhe pse nuk është mes nesh ai do të kujtohet në historinë sportive.
















