top of page

Sa siguri ka porta e korçarëve/ Ja tre gardianët…

  • Jul 20, 2024
  • 1 min read

Tashmë, përfundimisht është e zyrtarizuar se merkato e korçarëve është e mbyllur përsa i përket katërkëndëshit. Kështu me afrimin më të fundit të Kristian Rokut janë tre gardianë në organikën e korçarëve.

Marko Alia do të vazhdojë nga sezoni i kaluar dhe natyrisht është ai pretendenti i titullarit për portën, por pas tij vijnë edhe dy sfidantë. Kështu Kristian Roku është një siguri më shumë, për të vazhduar me talentin Amarildo Dervishaj.

Por para se të flasim për rivalitetin natyrisht që flitet për sigurinë dhe për stafin e korçarëve i cili është në qetësi në këtë drejtim. Të tre këta portierë do të jenë ata që do të përballojnë edhe këtë kampionat.

Ka shumë mundësi që Dervishaj të vazhdojë të jetë tek të rinjtë pasi ka moshën për t'u aktivizuar tek ky ekip, por që do të vazhdojë të stërvitet me ekipin e parë dhe është nën urdhrat e trajnerit Erjon Llapanji.





 
 
bottom of page