top of page

“Serenata” dhe “Sofra" "këmbëkryq" nesër në Korçë në një…

  • Oct 20, 2023
  • 1 min read

Një ndeshje e traditës dhe e historisë së dy qyteteve do të zhvillohet në Korçë. Mysafire do të jetë Vllaznia, një ekip i kulturës dhe qytetarisë, një ekip që kur vjen në Korçë respektohet ashtu si edhe kur korçarët janë në Shkodër, teksa shkodranët tregojnë respekt.

Kjo e dukshme edhe mes dy tifozërive, sepse në qoftë se flitet për marrëdhënie të mira, kjo është parë në shumë takime.

Korçarët kanë treguar se dinë të respektojnë tifozërinë kundërshtare, por kur është një tifozëri si e shkodranëve mjaft e kulturuar ia vlen ta respektosh dyfish. Duke u nisur nga përcaktimi i dy qyteteve që njihen edhe në art dhe në kulturë, ne mund të themi në mënyrë figurative.

Nesër në Korçë do të jenë "serenata korçare” dhe “sofra shkodrane” të cilat do të ulen këmbëkryq në Korçë, në një ndeshje që do të jetë mjaft e luftuar.




 
 
bottom of page