Shaqe mungon, Randi kthehet, por Gerco…
- Oct 4, 2023
- 1 min read
Këtë javë korçarët kanë një mungesë në mbrojtje. Kështu Klevis Shaqe plotëson katër kartonë të verdhë, ama rikthehet Randi Dumfor, që ka plotësuar dënimin.
Por përsëri duhet një në mbrojtje dhe duke parë se në ndeshjen e kaluar Gerco ka bërë mirë rolin e Randit, tani pritet ta bëjë po kaq mirë edhe rolin e Shaqes, sepse pothuajse janë pozicione të përafërta.
Të paktën kjo është parë në stërvitjen e taktikës së djeshme në fushën stërvitore. Kështu, duke pasur futbollistë cilësorë edhe në stol edhe stafi teknik është i qetë për çdo situatë.
















