top of page

SHIKONI/ Ja ku kanë qenë dje futbollistët e Skënderbeut!

  • Mar 4, 2024
  • 1 min read

Mbrëmja e djeshme në qytetin juglindor ka pasur vetëm një destinacion, pallatin e sportit “Tamara Nikolla”. Përveç trajnerit të Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç që njihet si një nga adhuruesit e Skënderbeut në volejboll për femra, dje në mbrëmje në pallatin e sportit nuk kanë munguar as futbollistët bardhekuq.

Duke shfrytëzuar momentin e pushimit të paktën nga këto foto që sjellim më poshtë, duken Marko Ramos dhe Juri Merlim.

Marko Ramos dje kujtojmë se festonte 25-vjetorin e lindjes dhe një pjesë të orëve të mbrëmjes i kaloi me shoqërinë e tij.

Por nuk kanë qenë vetëm Ramos dhe Merlim në pallatin e sportit, pasi kanë qenë edhe futbollistë të tjerë.

Sigurisht që mbështetja e tyre ka qenë për ekipin e volejbollit dhe janë kënaqur me trofeun.

Nga sot lojtarët e Skënderbeut do të duhet të zbresin në fushë për të filluar javën anti-Vllaznia.





 
 
bottom of page