SHIKONI “arkitektët” e FC Helzag / Nga presidenti Zamir Shahinasi, te Avdolli dhe Kacori!
- Dec 9, 2023
- 1 min read
Tashmë që Sunday League ka përfunduar, sigurisht që nuk mund të qëndrojmë pa përmendur edhe protagonistët e fitimit të këtij trofeu.
Pak orë më parë kemi uruar të gjithë futbollistët e FC Helzag të cilët që mbrëmë janë kampionët në fuqi dhe mbrojtën titullin e një sezoni më parë.
Festa ka qenë e madhe mbrëmë për FC Helzag deri në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që kjo festë ka qenë më shumë se e ligjshme.
Është viti i dytë radhazi që trofeu shkon për këtë skuadër në ligën amatore dhe me meritë mund të themi, pasi FC Helzag ka një skuadër të organizuar më së miri nga presidenca deri te stafi teknik, ai mjekësor, apo edhe futbollistët.
Një urim special pas këtij trofeu shkon për presidentin, Zamir Shahinasi, njeriun dhe arkitektin kryesor të kësaj skuadre.
Shahinasi, një njeri i thjeshtë që e dashuron shumë futbollin dhe që ka ngritur një skuadër model me djem korçarë. Një skuadër për t'u marrë shembull dhe nën drejtimin e Zamirit, FC Helzag ka dy vite që fiton këtë trofe, duke treguar se është vërtet një ekip që duhet marrë shembull.
Për të kaluar më pas te një dyshe vërtet speciale. Bëhet fjalë për Ervis Avdollin dhe Reinaldo Kacorin, dy trajnerët e këtij ekipi, që janë gjithmonë gati, atje, pranë skuadrës dhe kujdesen edhe ata shumë. Një meritë e jashtëzakonshme edhe e tyre. Bravo djema!
Më poshtë po sjellim së bashku presidentin Zamir Shahinasi dhe dy teknikët, Ervis Avdolli dhe Reinado Kacori.
Urime president!
Urime stafit teknik. Bravo ju qoftë!

















