top of page

SHIKONI ekipin e futbollistit të Skënderbeu, Marko Ramos në Brazilin e largët!

  • Jun 18, 2024
  • 1 min read

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në Brazilin e largët pak ditë më parë, ka qenë organizimi që kanë bërë dy lojtarët e Skënderbeut në miqësoret që kanë zhvilluar në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Ka qenë Juri Merlim që ka mbledhur i pari ndihma nëpërmjet një ndeshjeje të zhvilluar në qytetin e tij, ndërkohë që radhën më pas e kishte Marko Ramos, foto të cilën po e sjellim më poshtë.

Në këtë foto është Marko Ramos që ka pozuar me skuadrën që kishte mbledhur për të luajtur një miqësore dhe të gjitha ato që u mblodhën shkuan në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Një nismë që nisi dhe përfundoi në Brazil dhe që të dy lojtarët e Skënderbeut meritojnë fjalët më të mira.

Bravo Marko Ramos!



 
 
bottom of page