top of page

SHIKONI Oniks Grezda dhe Ardit Nikaj/ Tifozë specialë për dy sulmuesit!

  • Jul 22, 2024
  • 1 min read

Absolutisht me paraqitjen që bëri sezonin që kaloi ky Skënderbe ka mbledhur plot dashamirës të futbollit dhe fansa.

Kjo duket nga kërkesat e shumta për foto, apo për një fanelë që u kërkohen lojtarëve të Skënderbeut, ndërkohë që dy vizitorët më specialë kanë qenë së fundmi në stërvitje, ku dy fëmijë të vegjël kanë pasur idhull të shkrepin një foto me dy protagonistët e sulmit.

Sigurisht që Ardit Nikaj zhvilloi një sezon shumë të mirë sezonin e kaluar dhe jo më kot është edhe pjesë e kombëtares U-21, ndërkohë që shumë shpejt duket se po ambientohet edhe blerja e verës nga Kosova, ajo e Oniks Grezda.

As dëmtimi që ka pësuar në hundë Ardit Nikaj, nuk e ka penguar t'u bëjnë qejfin, bashkë me Grezdën, dy fëmijëve të vegjël që e kanë më shumë se një kujtim këtë foto që po sjellim më poshtë.

Sigurisht që urimi special ka qenë: Sa më shumë gola në fushë dhe të nderoni fanelën e Skënderbeut, për Ardit Nikaj dhe Oniks Grezdën.



 
 
bottom of page