Shikoni “ujqërit” e vegjël të Akademisë “Skënderbeu” të cilët premtojnë shumë nesër
- Oct 30, 2023
- 1 min read
Kjo foto që po sjellim më poshtë është nga ato foto që më shumë se dashuri, sjell edhe urime pafund për këta djem.
Është ekipi i Akademisë “Skënderbeu” U-11, që na nderoi pa diskutim në Greqi pak ditë më parë, nderoi fanelën bardhekuqe dhe qytetin juglindor.
Një punë e madhe e trajnerëve Genti Lilaj dhe Mishel Kita ka bërë që ky brez futbollistësh të na nderojë edhe përballë emrash të mëdhenj, që janë sigurisht shumë vite përpara nesh në futboll, por në fushë këta djem treguan më të mirën.
Turneu grek pak ditë më parë tregoi se Skënderbeu ka të ardhme të sigurt dhe nëse investohet edhe më shumë te ky brez lojtarësh, e ardhmja do të jetë e ndritur.
Fotoja që kemi sjellë për ju, është fotoja e Turneut grek dhe ne u urojmë suksese dhe vetëm suksese këtyre djemve.
Faleminderit “ujqër” të vegjël dhe lart e më lart!
















