SHIKONI çfarë ka ndodhur sot te Skënderbeu / Frashëri-Liço-Rashica, etj shpallen fitues
- Oct 13, 2023
- 1 min read
Skënderbeu duket se ka hyrë në ritëm në këto momente edhe pse duhet ende kohë deri në ndeshjen e javës së 9-të të superligës.
Kjo duket edhe në seancat e fundit stërvitore, madje sot pas stërvitjes së fundit janë disa prej lojtarëve që kanë publikuar skuadrën fituese të ditës së sotme, duke treguar njëkohësisht edhe “muskujt”.
Bëhet fjalë për një ndeshje brenda grupit, ku një pjesë e lojtarëve jo vetëm që kanë triumfuar, por më shumë se kaq janë gëzuar në maksimum duke e bërë edhe publike foton me ekipin fitues.
Në skuadrën fituese duken qartë emrat e kapitenit Erlis Frashëri, Dean Liço, apo edhe Ermir Rashica dhe shumë të tjerë.
Kjo tregon qartë se te Skënderbeu kanë filluar të mendojnë seriozisht për ndeshjen e radhës dhe qysh në këto momente adrenalina është në maksimum.
Bravo çuna!
















