top of page

SHKODRANI Ardit Nikaj: Ndaj Vllaznisë zemra më thotë…

  • Mar 3, 2024
  • 1 min read

Java e ardhshme do të jetë e veçantë për shkodranin që luan me korçarët. Bëhet fjalë për Ardit Nikajn, sulmuesin e Skënderbeut. Ai do të luajë kundër ekipit ku është rritur, por tek Skënderbeu është formuar dhe është ky që sot shihet si një talent.

I pyetur për këtë ndeshje ai ka deklaruar: "Zemra më thotë të futemi në fushë dhe të japim maksimumin."

Të dy ekipet janë në zonën e katër ekipeve të kreut, por ndoshta Nikaj do t'u japë edhe një mesazh shkodranëve edhe në aspektin personal.

Gjithsesi ai është tashmë profesionist dhe koha e sjell të luajë edhe kundër Vllaznisë.




 
 
bottom of page