top of page

“Shkurti, me temperaturat më të ulëta në 5 vite”, meteorologia zbulon si do të jetë moti për javën e ardhshme

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 7
  • 2 min read

Meteorologia Tanja Porja ka bërë publike parashikimin e motit për ditët në vijim në Shqipëri.

Ajo ka treguar se muaji shkurt do të shoqërohet me temperatura të ulëta, që mund të arrijnë deri në -7°C, duke e bërë këtë muaj më të ftohtin e pesë viteve të fundit.

Sa i përket reshjeve, ato do të jenë të pakta dhe priten kryesisht midis datave 18-22 shkurt. Deri atëherë, shirat do të jenë të rrallë dhe të përkohshëm, pa ndikuar në të gjithë territorin.

Për 14 shkurtin, Ditën e të Dashuruarve, meteorologia tha se moti do të jetë me diell, por i ftohtë, siç ka ndodhur edhe shumicën e viteve të mëparshme. Sidoqoftë, gjatë mesditës temperaturat mund të rriten lehtë, duke bërë që në disa momente të ndjehet më pak i nevojshëm veshja e trashë.

Një ngrohje e përkohshme e motit pritet nga data 15 deri më 17 shkurt, pas së cilës do të pasojë një periudhë me reshje. Ndërsa në fund të muajit, temperaturat do të bien sërish, duke e bërë shkurtin më të ftohtë në krahasim me vitet e fundit.

Meteorologist Tanja Porja has revealed the weather forecast for the coming days in Albania.

She stated that February will be characterized by low temperatures, which could drop to -7°C, making it the coldest February in the last five years.

Regarding rainfall, it will be scarce and mainly expected between February 18-22. Until then, rain showers will be rare and short-lived, with limited impact across the country.

As for February 14, Valentine’s Day, the meteorologist mentioned that the weather will be sunny but cold, as has been the case in most previous years. However, during midday, temperatures may rise slightly, making warm clothing feel less necessary at times.

A brief warm spell is expected between February 15 and 17, followed by a few days of rainfall. Toward the end of the month, temperatures will drop again, making this February colder compared to recent years.

 “KORÇA BOOM”

bottom of page