Shoqata MEDPAK prezantoi projektin: "Të rinjtë për një shoqëri gjithëpërfshirëse" me mbështetje të UNDP
- Jul 1, 2024
- 1 min read
“TË RINJTË PËR NJË SHOQËRI GJITHËPËRFSHIRËSE”-PROJEKTI QË SYNON TË NDËRTOJË KOMUNITETE GJITHËPËRFSHIRËSE
Shoqata MEDPAK me mbështetjen e UNDP zhvilluan një takimi për prezantimin e projektit, i cili synon ofrimin e mbështetjes dhe asistencës për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre, duke i integruar ata në veprimtarinë e përditshme të komunitetit.
Propozimi planifikon një periudhë prej 10 muajsh dhe do të implementohet në bashkëpunim me Këshillin Vendor Rinor në Korçë dhe Universitetin "Fan S. Noli".
Është për t`u theksuar se bashkëpunim midis MEDPAK dhe UNIKO me mbështetjen e stafit dhe të studentëve vijon i suksesshëm prej vitesh.
















